Me 4 janar, Lara Colturi, skiatorja e Shqipërisë, ka shënuar një moment historik për vendin tonë në sportin e skive. Colturi, vetëm 18 vjeçe, është renditur në vendin e dytë në garën e Sllovenisë gjatë Kupës së Botës në Ski.
Gjatë vitit 2024, Lara arriti 10 herë të jetë në Top15 dhe nga këto, 4 herë Top10.
Pikët e grumbulluara i japin mundësinë të jetë mes 15 më të mirave të botës. Lara Coltuti ndërsa e mbylli vitin 2024 me rezultate te shkelqyera e ka nisur 2025-ën me një tjetër super rezultat.
Në garën e Sllovenisë, Lara Colturi ka arritur të sigurojë vendin e dytë, duke u renditur menjëherë pas suedezes Sara Hector, fitueses së etapës. Ky rezultat është i dyti i saj në këtë edicion të Kupës së Botës, duke demonstruar që ajo është një konkurrente serioze edhe për skiatorët më të rinj.
Lara Colturi ka qenë një figurë e rëndësishme në zhvillimin e skive në Shqipëri dhe në Evropë. Me këtë rezultat, ajo ka shënuar një hap të rëndësishëm për të sjellë Shqipërinë më afër në fushën e skive alpine.
Me këtë performancë, Lara Colturi ka treguar se ka potencial të bëhet një nga skiatorët më të njohura dhe më të suksesshme në dekadën e ardhshme. Ajo shpreson që të vazhdojë të kontribuojë në zhvillimin e skive në Shqipëri dhe të promovojë sportin e saj në mbarë botën.
Foto nga Google Images