Në Vjenë, qyteti i muzikës klasike, Koncerti i Vitit të Ri 2025 ishte një ngjarje madhështore dhe e veçantë. Këtë vit, koncerti përkujtimor shenoi 200-vjetorin e lindjes së një prej kompozitorëve më të dashur dhe të njohur të të gjitha kohërave, Johann Strauss Jr., i cili njihet ndryshe si “Mbreti i Valsit”.

Koncerti u zhvillua në te famshmen sallë Musikverein, një nga sallat më prestigjioze të muzikës klasike në botë. Orkestra Filarmonike e Vjenës, nën drejtimin e nën drejtimin e maestros, Riccardo Muti, një dirigjent i shquar, interpretoi vepra të njohura nga repertori i Johann Strauss Jr., duke përfshirë valset e tij të pavdekshëm si “An der schönen blauen Donau” (Valsi mbi Danubin e kaltër) dhe “Kaiser-Walzer” (Valsi i Perandorit).

Ndër veprat e interpretuara ishin, “Fidele Brüder” e Joseph Hellmesberger Jr. nga opereta e tij “Das Veilchenmädel” dhe “Ferdinandus Waltz” nga Constanze Geiger.

Muti, 83 vjeç, drejtoi “Demolirer-Polka” op. 269 – një polka e shkruar nga Johann Strauss II në 1862 dhe “Valsi i Lagunës”.

Për të nderuar këtë përvjetor të veçantë, programi i koncertit perfshiu edhe disa surpriza të veçanta, si ekzekutime të kompozimeve të tjera nga familja Strauss dhe bashkëpunime me artistë të njohur ndërkombëtarë. Ky koncert nuk ishte vetëm një festim i muzikës së Strauss Jr., por edhe një përkujtim i trashëgimisë së tij të pasur muzikore dhe ndikimit të tij të pashlyeshëm në historinë e muzikës vals.

Gjithashtu kjo ishte hera e shtatë – dhe e fundit që Muti drejton Koncertin e Vitit të Ri.

“I uroj gjithë botës tre gjëra: paqe, vëllazëri dhe dashuri në të gjithë botën”, tha Muti përpara se të drejtonte “Blue Danube” e kompozuar nga Johann Strauss II në 1866.

Më 1 janar 2026, drejtori muzikor i Operas Metropolitane të Nju Jorkut, 49-vjeçari Yannick Nézet-Séguin, do të marrë drejtimin e podiumit të koncertit.

Çdo vit, Koncerti i Vitit të Ri në Vjenë tërheq vëmendjen e miliona adhuruesve të muzikës nga e gjithë bota, duke u transmetuar drejtpërdrejt në më shumë se 90 vende. Edhe këtë vit, eventi solli emocione të forta dhe të lartësoi shpirtin e festës së Vitit të Ri përmes muzikës magjepsëse dhe interpretimeve të shkëlqyera.

Ky koncert është një dëshmi e vazhdueshme e rëndësisë së Johann Strauss Jr. dhe një manifestim i dashurisë për muzikën vals, një zhanër që vazhdon të mbetet i freskët dhe i dashur në zemrat e njerëzve pas dy shekujsh.

Foto nga Google Images


By Editor