Sot, më 22 gusht 2024, ylli shqiptar i muzikës pop, Dua Lipa, feston 29 vjetorin e lindjes. Këngëtarja e njohur, e cila ka lindur në Londër më 22 gusht 1995, ka arritur suksese të mëdha në karrierën e saj muzikore dhe është bërë një nga artistet më të dashura dhe të njohura në botë.
Për të festuar këtë ditë të veçantë, Dua Lipa ndau disa foto të mrekullueshme në Instagram, ku ajo shfaqet me një bikini portokalli dhe një bluzë të tejdukshme me kristale. Ajo gjithashtu mbante një buqetë me balona rozë dhe të kuqe, duke treguar se sa shumë e gëzon këtë ditë. Në postimin e saj, ajo shkroi: “29!!!! Dhe jeta vazhdon të bëhet më e mirë. Faleminderit për të gjitha urimet e ditëlindjes!! Ju dua shumë”.
Dua Lipa ka fituar shumë çmime gjatë karrierës së saj, përfshirë tre çmime Grammy dhe shtatë çmime Brit Awards. Ajo është e njohur për hitet e saj si “Don’t Start Now”, “Levitating” dhe “New Rules”. Përveç suksesit të saj muzikor, ajo është gjithashtu një ikonë mode dhe shpesh shfaqet në kopertinat e revistave të njohura.
Gëzuar ditëlindjen, Dua Lipa! 🎂🎈
Foto nga Google Images