Mëngjesi i sotëm është i trishtë për futbollin shqiptar, pasi legjenda e futbollit dhe ish-futbollisti i shquar i Kombëtares tonë dhe Luftëtarit të Gjirokastrës, Sefedin Braho, ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare.
Braho, i njohur si “shigjeta” për shkak të shpejtësisë, elegancës dhe triblimit të tij, ishte një nga lojtarët më të shquar të futbollit shqiptar në vitet 70-80. Ai lindi më 18 gusht 1953 dhe filloi karrierën e tij në fushën e vjetër të qytetit, duke luajtur me shokët e lagjes “Punëtore”, Gjirokaster.
Në vitet e tij të hershme, Braho tregoi talentin e tij në klasën e tetë të shkollës “29 Nëntori”, ku trajnerët Zisi Cabeli dhe Foto Xhai i projektojnë ardhmen e tij sportive. Ai u bë një sulmues krahu i skuadrës së Luftëtarit dhe më pas i kaloi në Partizani. Ai gjithashtu ka ka qene pjese e Kombetares, ku ka luajtur 9 here.
Braho do të mbetet në mendje per përkushtimin dhe talentin e tij në futboll, duke inspiruar shumë brenda dhe jashtë fushës sportive.
Ndarja e Sefedin Braho nga jeta është një humbje e madhe për futbollin shqiptar dhe për të gjithë ata që e kanë admiruar për talentin dhe përkushtimin e tij. Ai do të mbetet një frymëzim për brezrat e ardhshme të futbollistëve shqiptarë.
Foto nga Google Images