Në mëngjesin e 8 gushtit 1991, anija tregtare “Vlora” u bë dëshmitare e një eksodi të paprecedentë nga Shqipëria drejt Italisë. E nisur nga porti i Durrësit, “Vlora” mbante rreth 20,000 shqiptarë të dëshpëruar që kërkonin një jetë më të mirë përtej Adriatikut. 

Anija “Vlora” sapo ishte kthyer nga Kuba, ku kishte transportuar kallam sheqeri. Kur mbërriti në Durrës, një turmë e madhe njerëzish të dëshpëruar,u  turren ne  anije  komandanti Halim Milaqi u nis  drejt Italisë. 

Pas një udhëtimi të vështirë, “Vlora” mbërriti në portin e Barit më 8 gusht 1991. Pamjet e anijes së mbushur me njerëz qëndrojnë si një simbol i dëshirës për liri dhe një jetë më të mirë. Kryebashkiaku i Barit në atë kohë, Enrico Dalfino, tha: “Janë njerëz, njerëz të dëshpëruar. Nuk mund t’i kthejmë pas, ne jemi shpresa e tyre e vetme”. 

Autoritetet italiane u përballën me një emergjencë humanitare të papritur. Shumica e emigrantëve u transferuan në stadiumin Vittoria, ku u siguruan ndihma të menjëhershme. Ndërsa disa prej tyre u riatdhesuan, rreth 1,500 arritën të përfitonin azil politik. 

Eksodi i anijes “Vlora” shënoi fillimin e një periudhe të re për emigracionin shqiptar drejt Italisë dhe Evropës. Kjo ngjarje mbetet një kujtesë e fuqishme e sfidave dhe shpresave të mijëra njerëzve që kërkuan një të ardhme më të mirë. 

Foto nga Google Images

By Editor