Në një natë të paharrueshme në Londër, Dua Lipa dhe Elton John bashkuan forcat për një koncert orkestral në Royal Albert Hall, duke mahnitur publikun me interpretimet e tyre të shkëlqyera. Koncerti, që u mbajt për një TV special, përfshinte një orkestër të përbërë nga 53 anëtarë dhe një kori me 14 zëra.

Dua Lipa, e veshur me një fustan të kuq nga Jean Paul Gaultier, e përshkroi këtë shfaqje si “diçka të paprecedentë”.

“Ka pasur kaq shumë figura të shquara në këtë skenë, si Winston Churchill, Charles de Gaulle, Einstein,” tha ajo. “Jam 99% e sigurt se ata nuk kishin as kërcimtarët me vete…”

Ajo performoi këngë nga albumi i saj i fundit, “Radical Optimism”, i cili ka arritur vendin e dytë në Billboard 200 që nga publikimi në maj.

Momenti kulminant i koncertit ishte kur Elton John iu bashkua Dua Lipës në skenë për të kënduar hitin e tyre të përbashkët “Cold Heart (Pnau Remix)”. Me një kostum të kuq, Elton John dhe Lipa krijuan një atmosferë magjepsëse, duke sjellë kenaqesi per publikun.

Me vone, Lipa – e veshur me Chanel të zi dhe me pupla – më pas këndoi “Be the One” duke u shprehur: “Kënga që ndryshoi jetën time”. 

Kjo shfaqje jo vetëm që tregoi talentin e jashtëzakonshëm të dy artistëve, por edhe krijoi një përvojë të veçantë dhe të paharrueshme për të gjithë të pranishmit në sallën e madhe të Royal Albert Hall.

Foto nga Google Images

By Editor