Edicioni i tretë i “Big Brother VIP Kosova” po afron dhe emocionet janë në kulmin e tyre. Ky sezon pritet të jetë një nga më të veçantët deri tani, me emra të njohur që do të jenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Për këtë edicion, autorja e formatit do të jetë Olsa Muhameti, e njohur për punën e saj në “Për’puthen”. Ndërsa, për të tretin vit radhazi, moderatorët do të jenë Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi. Megjithatë, vijon ende të përflitet si moderatore e mundshme Arbana Osmani, një emër shumë i dashur për publikun shqiptar. 

Një nga emrat më të përfolur për këtë edicion është Luiz Ejlli, i cili ka fituar zemrat e publikut me pjesëmarrjen e tij në edicionet e mëparshme. Edhe pse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, prania e tij në shtëpi do të ishte një shtesë e madhe për spektaklin.

Me një kombinim të moderatorëve të njohur dhe pjesëmarrësve të rinj dhe të vjetër, ky edicion pritet të sjellë shumë surpriza dhe momente emocionuese. Fansat e “Big Brother VIP Kosova” janë të etur për të parë se çfarë do të ndodhë dhe kush do të jetë fituesi i madh i këtij sezoni.

Foto nga Google Images

By Editor