Në një lëvizje të fundit të merkatos, Armando Broja është prezantuar zyrtarisht si lojtari më i ri i Evertonit. Sulmuesi shqiptar, i cili vjen nga Chelsea, do të luajë për Evertonin në formë huazimi deri në fund të sezonit, me një opsion për blerje për 30 milionë paund. 

Gjatë intervistës së tij të parë si lojtar i Evertonit, Broja shprehu entuziazmin e tij për këtë mundësi të re dhe dëshirën për të ndërtuar një marrëdhënie të fortë me tifozët. “Si një lojtar i ri, është shumë e rëndësishme të ndihesh i dëshiruar dhe Evertoni më ka bërë të ndihem kështu që nga dita e parë,” tha Broja. Ai gjithashtu foli për dëshirën e tij për të kontribuar në suksesin e skuadrës dhe për të shënuar sa më shumë gola.

Sigurisht qe nuk mungoi simboli i shqiponjës. Armando Broja bëri simbolin e shqiponjës me duar gjatë prezantimit të tij te Evertoni. Ky gjest është bërë një traditë për të, duke treguar krenarinë e tij për origjinën shqiptare. Ai u shfaq shumë entuziast për këtë aventurë të re në karrierën e tij. 

.

Megjithatë, Broja është aktualisht i dëmtuar dhe pritet të rikthehet në fushë në mes të tetorit. Ai është optimist për procesin e tij të rikuperimit dhe shpreson të jetë gati sa më shpejt të jetë e mundur për të ndihmuar skuadrën e tij të re.

Për tifozët e Evertonit, ardhja e Broja është një shpresë e re për përmirësimin e performancës së skuadrës në Premier League. Me energjinë dhe talentin e tij, Broja mund të jetë një shtesë e vlefshme për sulmin e Evertonit dhe një lojtar që do të sjellë shumë emocione në Goodison Park

By Editor