Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një aksident tragjik automobilistik ka marrë jetën e një të riu shqiptar në Itali. Ani Gjergji, 21 vjeç, humbi jetën pasi makina e tij u përplas në zonën Chions in via Cesena.

Sipas raportimeve, dyshohet se Gjergji ishte zënë nga gjumi në timon dhe për shkak të shpejtësisë së madhe, makina e tij doli nga rruga dhe përfundoi në një urë të vogël betoni. Menjëherë pas përplasjes, automjeti shpërtheu në flakë, duke e lënë të riun të bllokuar brenda dhe duke mos arritur të dalë nga makina.

Ani Gjergji jetonte prej shumë vitesh në zonën e Azzano Decimo (Pordenone), pranë vendit të ngjarjes, së bashku me familjen e tij. Ai po kthehej në shtëpi pas një feste me miqtë kur ndodhi aksidenti.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit. Ndërkohë, mjeti i Gjergjit është sekuestruar për ekzaminime të mëtejshme.

Kjo ngjarje ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali dhe ka sjellë një valë ngushëllimesh për familjen dhe miqtë e të ndjerit.

Foto nga Google Images

By Editor