Në një postim të fundit që ka bërë bujë, aktori i njohur Agron Llakaj ka bërë një thirrje të sinqertë dhe emocionale për të gjitha zonjat që të kryejnë kontrollet e nevojshme mamografike. Me fjalët “Çdo burrë është i pabukur pa gruan,” Agroni synon të ndërgjegjësojë dhe të nxisë gratë për rëndësinë e shëndetit të gjirit.
Mesazhi i tij thekson dashurinë dhe respektin që ka për gratë dhe nevojën e tyre për kujdes të vazhdueshëm shëndetësor. Duke përdorur platformën e tij për të shpërndarë këtë mesazh të rëndësishëm, Agron Llakaj dëshiron të kontribuojë në parandalimin e kancerit të gjirit dhe të ndihmojë në shpëtimin e jetëve.
“Zonja dhe zonjusha. Gra, nëna, motra dhe vajza shqiptare kudo që ndodheni, punoni dhe jetoni. Jam përpara jush sot si një vëlla i juaji, t’ju bëjë thirrje me forcën e shpirtit të gjeni një moment dhe mos hezitoni të bëni një kontroll, mamografi. Kot nuk quhet tetori rozë. Është muaji i sensibilizimit në luftën kundër kancerit të gjirit. E shikoni dhe vetë se sa shumë është përhapur. Duhet kuptuar mirë pesha dhe rëndësia e jetës suaj në jetët tona. Ku ka familje patjetër është nëna, ku ka fëmijë, nipër mbesa, është nëna gruaja. E kuptoni se sa të rëndësishme jeni në jetën tonë. Në fund të fundit jeta nuk ka kuptim pa emrin e bukur, nënë. Çfarë do lloj burri, kush do qoftë ai, është i pabukur pa gruan në krahë. Ju bëj thirrje me gjithë forcën e shpirtit. Bëni një kontroll mamografik. Jetoni për vete, jetoni për ne! Ju dua shumë“, është thirrja e sinqertë e akorit Agron Llakaj.
Kontrollet mamografike janë një mjet kyç në zbulimin e hershëm të problemeve shëndetësore, dhe ndërgjegjësimi për to mund të ketë një ndikim të madh pozitiv. Agron Llakaj, me këtë thirrje, tregon edhe një herë përkushtimin e tij ndaj komunitetit dhe përmirësimit të shëndetit publik.
Për të gjitha gratë, kjo është një kujtesë e rëndësishme që kujdesi për veten dhe shëndeti janë prioritete që nuk duhen lënë pas dore. Përkrahja e Agronit dhe mesazhi i tij i dashur për gratë janë një shembull i qartë i dashurisë dhe përkujdesjes që ai ka për to, duke i shtyrë të gjithë që të marrin hapa të duhur për shëndetin e tyre.
Duke i dëshiruar Agronit dhe të gjithë atyre që ndjekin këshillën e tij, shëndet dhe mirëqenie!
Foto nga Google Images