Sot, më 6 janar, Adriano Celentano feston 87 vjetorin e lindjes. Celentano lindi më 6 janar 1938 në Milan, Itali, dhe është një nga kompozitorët dhe këngëtarët më të njohur të muzikës italiane.
Adriano Celentano filloi karrierën e tij muzikore në vitin 1958 me publikimin e single-it “Rip It Up/Jailhouse Rock”.
Ai është një nga artistët me albumet me të shitura në Itali. Gjithashtu ai ka shitur rreth 150 milionë albume të shitura nëper botë. Celentano është i njohur për stilin e tij të energjik dhe për këngët e tij të suksesshme si “24.000 baci”, “Il tuo bacio è come un rock” dhe “Si è spento il Sole”.
Celentano është një nga pionerët e rock ‘n’ roll në Itali dhe ka ndikuar shumë në zhvillimin e muzikës italiane. Ai ka bashkëpunuar me shumë artistë të njohur dhe ka drejtuar dhe luajtur në disa filma italiane gjatë viteve 1970 dhe 1980.
Me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme, Adriano Celentano ka lënë pas një trashëgimi të pasur në muzikë dhe kulturë. Ai vazhdon të jetë një figurë e shquar në muzikë dhe një model për të rinjtë.
Sot, Adriano Celentano feston 87 vjet të lindjes dhe një numër i madh admiruesëve dhe fanëve të tij festuan dhe treguan dashamiresine e tyre ne këtë moment të veçantë me urimet e shumta te derguara kengetarit. Ai mbetet një nga simbolet e muzikës italiane dhe një artist që do të mbetet në mendjet e për brezave te ardhshme.
Foto nga Google Images