Në ditet e fundit, qyteti bregdetar i Vlorës është goditur nga reshje të mëdha të shiut, të cilat kanë shkaktuar përmbytje të rëndësishme dhe kaos në gjithë rajonin. Situata ka qenë veçanërisht e rënduar në zonat periferike dhe rurale, ku përmbytjet kanë prekur dhjetëra familje dhe kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Deri tani, rreth 33 familje janë evakuuar nga banesat e tyre të përmbytura dhe janë vendosur në ambiente të përkohshm, në konviktin e qytezës studenti dhe atë të shkollës Industriale Pavarësia.

Në disa lagje energjia elektrike vijon të mbetet e stakuar për të mos krijuar probleme pasi në disa kabina jane mbushur me  uje. Ndërkohë shumë shtepi dhe biznese janë ende nën ujë.

Një nga ngjarjet më të rënda të këtyre reshjeve ka qenë rrëshqitja e Bypass-it të Vlorës, një rrugë kryesore që lidh qytetin me pjesën tjetër të vendit. Rrëshqitja ka shkaktuar ndërprerje të qarkullimit dhe ka bërë që shumë automjete të mbeten të bllokuara.

Foto nga Google Images

By Editor