Në 40 vjetorin e martesës së tij, aktori dhe moderatori i njohur Agron Llakaj ka bërë një dedikim mjaft prekës për bashkëshorten e tij të ndjerë, Konstandinën. Kostandina fatkeqësisht u nda nga jeta dy muaj më parë si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Në mesazhin e tij, ai shprehu dashurinë dhe mirënjohjen për vitet e kaluara së bashku, duke e përshkruar atë si “forca më e madhe që kishin”. Agron Llakaj falënderoi të gjithë ata që e mbështetën në ditët më të vështira pas humbjes së bashkëshortes.

“Sot do të festonim 40-vjetorin e martesës, Kostandina ime. (Gon’Nina) sakrifikuam, vuajtëm, fituam, por ti si maratonomaku, pas lajmit të fitores, ike. Festo me engjëjt, zemër.”

Një dedikim i tillë tregon sa e madhe ishte dashuria dhe lidhja e tyre gjatë gjithë këtyre viteve. 💖

By Editor