DASHI
Gjatë kësaj dite do e keni të vështirë së pari të kuptoni atë që doni të bëni dhe do hidhni hapa shumë të gabuara. Kokëfortësia do jetë gjithashtu e dëmshme. Ju të dashuruarit ka rrezik të bëni çmenduri në jetën tuaj dhe disa prej tyre nuk do i pëlqejnë personit që keni në krah. Kujdes sepse gjërat mund t’iu dalin ters.
Ju beqarët do keni dashuri me shikim të parë që në mëngjes. Në punë do ndiheni nervozë dhe nuk do arrini dot t’i përmbyllni detyrat që iu janë dhënë. Dëgjojini kolegët dhe reflektoni pak më gjatë për të kuptuar gabimet dhe situatën ku ndodheni. Financat nuk do jenë të këqija. Gjithsesi mirë do jetë të bëni një riorganizim të tyre dhe t’i menaxhoni me maturi.
DEMI
Marsi dhe Dielli do iu japin më shumë energji dhe vullnet gjatë kësaj dite. Asgjë dhe askush nuk do ju ndalë për të bërë atë që dëshironi. Për ju të dashuruarit do ketë momente të veçanta në vijimësi. Do zbuloni disa tipare të reja të partnerit dhe do e dashuroni akoma më shumë atë. Ju beqarët do jeni të përkëdhelurit e planetëve dhe do arrini ta gjeni princin tuaj të kaltër. Në punë duhet të veproni sa më shpejt që të mundeni në mënyrë që të arrini majat. Sot të gjitha rrethanat do i keni në favorin tuaj kështu që mos u mërzitni. Financat do varen nga mënyra sesi ju do veproni. Po hodhët hapa të pamenduara do keni vështirësi më vonë.
BINJAKËT
Më në fund falë mbështetjes së madhe të Jupiterit dhe Neptunit jeta juaj do fillojë të ndryshojë dhe buzëqeshja do ju rikthehet. Ju të dashuruarit, pas një periudhe goxha delikate, do ndiheni disi më të qete. Do i kuptoni gabimet që keni bërë dhe do mundoheni t’i ndreqni me çdo lloj mënyre.
Nëse jeni beqarë duhet të tregoheni realistë sepse po ëndërruat shumë mund të përballeni me zhgënjime. Në punë do keni mbështetje nga të gjithë dhe çdo plan të bërë do e realizoni me më shumë lehtësi. Po vazhduat gjatë kështu do jeni të pakonkurrueshëm. Financat do kërkojnë vëmendje dhe durim që të mbeten në gjendjen e duhur.
GAFORRJA
Hëna do sjellë entuziazëm me shumicë gjatë gjithë kësaj dite dhe do jeni në humor të shkëlqyer. Asnjë moment nuk ka për të qenë i mërzitshëm. Ju të dashuruarit do bashkëpunoni fort me partnerin tuaj dhe do e shihni ndryshe të ardhmen. Mbrëmja do jetë më emocionuese dhe plot ngjyra. Ju beqarët ka rrezik të jeni viktima të dikujt që do kërkojë thjesht të tallet me ju. Mos u nxitoni të hidhni hapa. Në punë, dinamizmi do bëjë që ju t’ia dilni mbanë me çdo projekt që do nisni. Jupiterin do e keni mbështetje të forta dhe nuk do bëni aspak gabime. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po qëndruat me këmbë në tokë nuk do keni asnjë lloj problemi.
LUANI
Ka shumë mundësi që disa persona të familjes t’iu nxitin dyshimet për fusha të ndryshme sot. Nuk do ndiheni më shumë të qetë pa i qartësuar gjërat. Nëse keni një lidhje tregohuni më të duruar me partnerin tuaj sepse ai nuk do jetë në humor dhe mund të bëjë gjëra të gabuara pa u menduar gjatë.
Nëse jeni beqarë do vazhdoni të qëndroni vetëm edhe për disa kohë sepse sot nuk do realizoni dot takimet e ëndërruara. Në punë do ju duket sikur nuk do ja dilni dot vetë dhe do kërkoni ose ndihmë nga kolegët ose pak më tepër kohë nga shefat. Financat do jenë të mira dhe do arrini të hiqni edhe disa para mënjanë për t’i shpenzuar për qejf. Vazhdoni t’i menaxhoni njësoj të ardhurat.
VIRGJËRESHA
Marsi do ju bëjë shumë më të matur gjatë kësaj dite dhe nuk do jeni më kokëfortë si më parë. Për ju të dashuruarit priten momente të lumtura gjithë kohës. Do ndiheni mjaft të kënaqur në krahët e partnerit dhe nuk doni të ndaheni për asnjë çast. Ju beqarët ka rrezik të bien në dashuri me personin e gabuar dhe mund të lëndoheni pa masë shumë shpejt. Në punë do keni një vendosmëri të adhurueshme. Do i kaloni shpejt pengesat që do ju dalin dhe do mendoni gjithë kohës pozitivisht. Nëse një metodë nuk jep rezultat ju do gjeni shpejt një tjetër. Financat do vazhdojnë të jenë të turbullta në çdo moment. Nuk do arrini as të kryeni shpenzimet më të nevojshme.
PESHORJA
Gjatë kësaj dite disa sektorë do jene delikatë dhe do kërkojnë më shumë përkujdes. Mos u nxitoni për asgjë dhe harxhoni pak më shumë kohë para se të bëni lëvizjen e fundit. Çështjet e zemrës nuk do ju ecin keq ju të dashuruarve, megjithatë ka edhe më mirë. Shfrytëzojeni çdo moment kur të jeni pranë atij që doni dhe shprehini sa të mundni ndjenjat. Ju beqarët do bëni mirë t’i pranoni ftesat që do ju bëhen sepse po i neglizhuat gjithmonë keni për të mbetur të vetmuar. Ne punë do jetë Neptuni ai që do ketë ndikim të madh dhe do ju nxitë ta përmirësoni disi marrëdhënien me kolegët. Sektori i financave do jetë i qetë. Nuk do keni asnjë problem.
AKREPI
Dielli do bëhet bashkë me Marsin gjatë kësaj dite dhe do shtojë gjallërinë në jetën tuaj. Do keni edhe më shumë vullnet për t’i bërë gjërat si duhet dhe për të arritur objektivat. Për ju që jeni në një lidhje orët e para do jenë të mira, por shumë shpejt situata do ndryshojë tërësisht për shkak të disa personave të jashtëm që do ndërhyjnë. Mos ju besoni atyre më tepër sesa atij që keni në krah. Ju beqarët bëni mirë t’i merrni gjërat si t’iu vijnë. Në punë asgjë nuk do ju ndalojë dot të bëni atë që dëshironi dhe në mënyrën më korrekte. Do jeni edhe më energjikë dhe të vëmendshëm ndaj çdo detaji. Gjendja e parave do jetë goxha e mirë, çka do iu japë mundësinë të kryeni edhe ndonjë shpenzim më tepër.
SHIGJETARI
Dita e sotme nuk do jetë e keqe, por herë pas here mund të gjendeni edhe në situata delikate. Tregohuni të ndërgjegjshëm dhe mos u nxitoni për të hedhur hapa. Për ju të dashuruarit dita e sotme do fillojë mirë. Gjithçka do të ecë si duhet nëse tregoheni të kujdesshëm me xhelozinë dhe i përkushtoheni më tepër partnerit. Ju beqarët do jeni joshës dhe do e bëni për vete dikë që pëlqeni. Në punë ambienti mund të jetë paksa i trazuar dhe vazhdimësia do varet nga sjellja juaj. Nëse inatoseni dhe braktisni çdo gjë keni për të dalë të humbur. Financat do jenë më katastrofike se kurrë më parë. Nuk do mundni dot as të kryeni shpenzimet më të nevojshme dhe do vuani tej mase.
BRICJAPI
Herë pas here do ndiheni të pasigurt për hapat që do hidhni gjatë kësaj dite dhe mund të vuani pak. Nëse keni një lidhje shfrytëzojeni sa më shumë që të mundeni kohën kur të jeni pranë partnerit. Flisni me të për çdo gjë që ju shqetëson, por edhe për gjërat që ju bëjnë të ndiheni mirë. Ju beqarët nuk do keni aspak fat dhe do mbeteni përsëri vetëm. Në punë nuk do keni asnjë rezultat nëse nuk tregoheni të duruar dhe nuk përqendroheni sa duhet. Kreativiteti nuk do ju mungojë, por duhet të dini si ta shfrytëzoni sa duhet. Në planin financiar nuk duhet të bëni çmenduri sepse po filluan problemet, vështirë se mund të mbarojnë kollaj.
UJORI
Hëna do e kundërshtojë Jupiterin gjatë kësaj dite dhe ka rrezik të sjellë disa probleme. Do ndiheni shpesh të stresuar dhe mund të bëni gabime. Për ju të dashuruarit, për shkak të ndikimit jo të mirë të yjeve, kjo do jetë një ditë e vështirë. Matuni mirë në çdo moment para se të flisni. Ju beqarët do jeni me shumë fat dhe do e gjejnë personin që do ju përshtatet në çdo pikë. Shume gjëra kanë për të qenë ndryshe për ju. Në punë, në çfarëdo situate qofshi, duhet t’i pranoni këshillat që do iu jepen të tentoni për të nisur diçka të rëndësishme. Financat nuk do mund t’i mbani dot të stabilizuara sepse do ju duhet të kryeni shpenzime me nevojë jetike.
PESHQIT
Më në fund për ju shumë gjëra kanë për të ndryshuar sot. Gjithçka e kaluar do ju duket si një ëndërr e keqe. Për ju të dashuruarit, dialogu do mbizotërojë gjithë kohës. Do ndiheni mirë pranë partnerit dhe për çdo gjë do flisni hapur me të. Marrëdhënia në çift do fillojë të ndryshojë për mirë. Ju beqarët do keni veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë më shumë sesa aq. Bëni durim dhe keni për ta marrë edhe ju shpërblimin tuaj. Në punë ka për të qenë një ditë e zakonshme dhe pa ndonjë gjë të rëndësishme. Gjendja e financave do jetë e kënaqshme dhe do kryeni investime të rëndësishme.