Dashi
Dite mjaft e animuar ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do i shihni gjerat më me shume pozitivizëm dhe do i harroni njëherë e mire te gjitha problemet e se shkuarës. Beqaret do kenë një dite premtuese dhe plot ngjyra te cilën duhet ta shfrytëzojnë sa te mundin. Nëse buxhetin nuk e menaxhoni me kujdes shume shpejt do fillojnë problemet.

Demi
Juve qe jeni ne një lidhje nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni sot sepse partneri do ju mbaje gjithë kohës ne pëllëmbe te dorës. Ne disa momente mund t’iu duket edhe sikur jeni ne ëndërr e jo ne realitet. Beqaret me mire te presin edhe pak dite para se te hedhin hapa. Me buxhetin do tregoheni tej mase te arsyeshëm dhe situata ka për te mbetur kështu tejet e kënaqshme.

Binjaket
Jo vetëm qe marrëdhënia juaj ne çift do jete e jashtëzakonshme sot, por ne shume momente pasioni do ju pushtoje. Si ju ashtu edhe ai qe keni ne krah dini t’ia bëni qejfin njeri-tjetrit. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te hedhur hapa. Ne planin financiar mjafton te mos nxitoheni dhe çdo gjë ka për t’iu ecur me se miri. Nëse mblidhni disa para sot, nesër mund te bëni edhe investime te mëdha.

Gaforrja
Gjate kësaj dite partneri do ju befasoje juve qe jeni ne një lidhje. Përgatituni për emocione shume te forta ne çdo moment. Beqaret do realizojnë disa takime interesante dhe për disa persona zemra do ju rrahe me fort se kurrë ndonjëherë. Nuk duhet te humbasin mundësitë për t’i shprehur ndjenjat. Ne planin financiar do keni një dite te mbushur me surpriza. Familjaret do jene ata qe do ju mbështesin fort.

Luani
Nuk do zgjoheni me humor shume te mire sot ju te dashuruarit, por gjithçka do ndryshoje pas mesdite. Partneri do ju surprizoje dhe do ju mbushe me dhurata fantastike. Beqaret nuk do e kenë te lehte ta gjejnë prindin e tyre ta kaltër edhe pse për te thënë te drejtën do mundohen shume. Me shpenzimet duhet te jeni ende te matur dhe shume shpejt gjendja do ketë përmirësime.

Virgjeresha

Kjo e sotmja ka për te qene një dite goxha e mire për juve qe jeni ne një lidhje. Do jeni shume me te logjikshëm dhe do i kuptoni te gjitha gabimet qe keni bere me pare. Beqaret do bëjnë mire te tregohen te kujdesshëm dhe te mos bien pre e intrigave te disa personave. Ne planin financiar çdo gjë do ndodhe si me magji dhe situata do ketë ndryshime mjaft pozitive.

Peshorja
Sot do mendoni për ndryshime ne jetën ne çift ju te dashuruarit dhe për çdo gjë do mundoheni te flisni hapur me atë qe keni ne krah. Ne mbrëmje mund te merrni edhe disa vendime. Beqaret nuk duhet te hallakaten kot se koti, por duhet te pranojnë te njihen me disa persona qe do ua prezantojnë miqtë. Financat do mbeten te kënaqshme sepse gjithmonë do dini çfarë hapash te hidhni.

Akrepi
Dite përgjithësisht e qete ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Edhe ata qe kane pasur debate do ndihen me te qete. Beqaret do dashuroheni me pasion me dike. Për ta do ketë ndryshime rrënjësore. Financat mund te jene disi delikate. Mundohuni te shpenzoni me kujdes dhe te shmangni dhëniet e huave. Sot nuk është dita juaj më me fat ne këtë sektor.

Shigjetari
Ju te dashuruarit do jeni te pandashëm gjate kësaj dite. Çdo gjë do e bëni bashke me partnerin dhe se bashku do ndani vetëm çaste te lumtura. Beqaret do e kenë mendjen tej një çështje shume e rëndësishme dhe nuk do mendojnë aspak për dashurinë. Ne planin financiar mund te gjendeni edhe ne situata delikate, megjithatë me përkujdes, maturi dhe mbështetje nga miqtë do ja dilni mbanë.

Bricjapi
Ju te dashuruarit do keni vështirësi pafund gjate kësaj dite. Do jeni te dy palët me nerva dhe do debatoni edhe për gjerat me te vogla. Beqaret do realizojnë disa takime te papritura, por qe sa hap e mbyll sytë do ua ndryshojnë jetën njëherë e mire. Financat nuk do jene te këqija, por po shpenzuat kuturi gjendja shume shpejt mund te pësojë tronditje. Mendoni pak me shume për te ardhmen.

Ujori
Do jeni tej mase realiste sot ju te dashuruarit dhe do bëni te pamundurën qe ta bëni akoma me magjepsëse marrëdhënien tuaj ne çift. Partneri do jete gjithashtu i te njëjtit mendim dhe priten vetëm çaste pozitive. Beqaret me mire le te presin edhe pak kohe para se te tentojnë te joshin dike. Ne planin financiar yjet do ju bekojnë dhe keni për te pasur me shume fat nga sa mendonit.

Peshqit
Sot do i keni gjerat shume me te qarta ju te dashuruarit dhe për shume gjera do e kuptoni se keni vepruar gabim. Mos u druani te flisni hapur me partnerin sepse ai do ju kuptoje dhe do ju fale. Beqaret do marrin disa vendime te rëndësishme te cilat do ua ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë. Buxhetin po e menaxhuar si kohet e fundit keni për te pasur shpejt përfitime.

By Editor