Te pranishem ne nje aktivitet te organizuar per perkrahjen dhe sponsorizimin e fushates elektorale per rizgjedhjen e Komisionerit te Macomb County Z. Robert Mijac, Kryetari i shoqates AACEE Z. Dede Beleshi dhe antari i bordit te shoqates AACEE dhe biznesmeni i njohur Z. Ndue Ftoni, paten edhe nje takim miqsor me Kongresmenin Z. Sandy Levin.
Z. Rober Mijac eshte aktualisht ne pozicionin e Kryekomisionerit te Macomb County, dhe po parapergatitet per fushaten e rizgjedhjes si komisioner per nje mandat te ri. Vlen te theksohet fakti qe Z. Robert Mijac eshte gjithashtu edhe antar aktiv i bordit te shoqates AACEE (Amerikan Albanian Cultural and Economic Exchange – www.aacee.org), shoqate ne te cilen Z. Mijac ka luajtur dhe po luan nje rol shume te vecante ne ndihme te bashkepunimit ndermjet komunitetit Shqiptaro-Amerikan dhe administrates ekzekutive te Macomb County. Fryt i punes se palodhur te Z. Mijac si antar i bordit te AACEE dhe njekohesisht Kryekomisioner i Macomb County, eshte edhe firmosja se shpejti dhe finalizimi ceremonial i projetit te shoqates AACEE te binjakezimit midis Macomb County dhe Shqiperise.
Ne kete aktivitet do te kishte nje rendesi shume te vecante takimi dhe biseda miqsore e perfaqesuesve te AACEE dhe Kongresmenit Sandy Levin, i cili eshte nje mik i hershem dhe shume i nderuar dhe i respektuar i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan te Michiganit. Biseda e zhvilluar preku nje game te gjere ceshtjesh politike, ekonomike dhe kulturore, por ajo qe vlen te theksohet ishte gatishmeria e Kongresmenit Levin per te ndihmuar ne promovimin dhe finalizimin e projetit te binjakezimit Shqiperi-Macomb County Michigan.
Perfaqesuesit e bordit et shoqates AACEE paten gjithashtu takime dhe shkembime idesh dhe mendimesh me Senatorin e Shtetit te Michiganit per Distriktin Nr.9, Z. Steven Bieda, i cili gjithashtu shprehu hapur interesin dhe gatishmerine per te bashkepunuar ngushtesisht me shoqaten AACEE dhe bordin e saj, si dhe shprehu vleresimet e tij maksimale per misionin, punen dhe projektet e shoqates AACEE dhe komunitetit Shqiptar te Michiganit ne pergjithesi. I pranishem ne keto takime ishte edhe antari tjeter i Bordit te Shoqates AACEE Z. John Johnson, i cili eshte njekohesisht edhe Kryetari i Macomb County Business Alliance.