Më 3 shkurt të vitit 1945, në qytetin e Tiranës, lindi njëri prej artistëve më të respektuar dhe të përkushtuar të Shqipërisë, Dhimitër Pecani. Gjithë këtë kohe, ai ka qenë një frymë e gjallë e artit dhe krijimtimit në fushat e teatrit dhe kinematografisë.

Pecani ka mbaruar studimet në Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1966 dhe ka filluar karrierën në Teatrin Popullor. Gjatë karrierës së tij, ai ka interpretuar disa role të rëndësishme në skenën e teatrit, si Nazimi në “Shokët”, Dritani në “Ngjarje në fabrikë”, Ndou në “Cuca e maleve”, dhe Shpendi në “Tokë e zjarrtë”.

Por suksesi më i madh i Pecanit ishte si regjisor. Ai ka drejtuar me sukses afro 20 pjesë, si “Gjëmimi i atij dimri”, “Miq të paftuar”, “Një dimër i shkurtër”, “Romeo dhe Zhulieta”, dhe “Rajmonda”. Këto performanca kanë lënë një gjallëri të veçantë në skenën e teatrit shqiptar.

Në vitet 90-te, Pecani u largua për në Francë, ku gjendet edhe sot. Megjithatë, ai u rikthye në Teatrin Kombëtar në vitin 2003 për të vënë në skenë komedinë “Karnavalet e Korçës”. Për kontributin e tij në artin shqiptar, Pecani është nderuar me titullin “Artist i merituar”.

Sot, në ditën e 80 vjetorit të lindjes së tij, i urojme një jetë të plotë me shendet dhe gezime. Urojmë që të festojë sa më shumë vite të tjera!

Foto nga Google


By Editor