Ceremonia e 97-të e Çmimeve të Akademisë, u mbajt ne më 2 mars, nga Teatri Dolby në Ovation Hollywood në Los Angeles, u drejtua nga Conan O’Brien, dhe u transmetua drejtpërdrejt në ABC dhe Hulu të dielën.
Filmi i pavarur “Anora”, i shkruar dhe drejtuar nga Sean Baker, ka bërë histori në çmimet Oscar të vitit 2025 duke fituar pesë çmime prestigjioze, përfshirë edhe çmimin për filmin më të mirë të vitit. Ky film ka arritur të fitojë zemrat e kritikëve dhe publikut, duke u bërë një nga filmat më të vlerësuar të vitit.
Në ceremoninë e 97-të të çmimeve Oscar, “Anora” fitoi çmimet për:
- Filmin më të mirë
- Regjinë më të mirë për Sean Baker
- Skenarin më të mirë origjinal
- Montazhin më të mirë
- Aktoren më të mirë për Mikey Madison
Sean Baker bëri histori duke u bërë personi i parë që fiton katër çmime Oscar për të njëjtin film në një natë, duke barazuar rekordin e Walt Disney.
“Anora” ndjek historinë e Ani (luajtur nga Mikey Madison), një striptiste dhe eskortë nga Brighton Beach në New York City. Ajo përfshihet në një romancë të furishme me Vanya (Mark Eydelshteyn), djalin e pasur të një oligarku rus, pasi takohen në klubin e saj. Filmi është një komedi-dramë që trajton stigma e punës seksuale dhe sfidat që përballen personazhet në një mënyrë të ndjeshme dhe të thellë.
Gjatë fjalimeve të tij të pranimit, Baker foli për fuqinë e kinematografisë së pavarur dhe rëndësinë e përvojës së shikimit të filmave në kinema. Ai falënderoi Akademinë për njohjen e një filmi të pavarur dhe shprehu shpresën që arti i kinematografisë të vazhdojë të frymëzojë brezat e ardhshëm.
“Anora” ka fituar vlerësime të shumta gjatë sezonit të çmimeve, duke përfshirë çmimet në Producers Guild Awards, Directors Guild Awards dhe Writers Guild Awards për skenarin më të mirë origjinal. Ky film ka treguar se kinematografia e pavarur mund të arrijë sukses të madh dhe të ketë një ndikim të thellë në industrinë e filmit.
Foto nga Google Images