Më 28 shkurt të vitit 1903, ndërroi jetë ideologu i Rilindjes Kombëtare, Jeronim De Rada.
Ky përfaqësues i shquar i drejtimit letrar të romantizmit, lindi më 1814-n në fshatin e vogël dhe piktoresk të Makisë, në Kalabri. U edukua në kolegjin arbëresh të Shën Adrianit, ku mori trajtë botëkuptimi i tij mbi atdhedashurinë, shtetformimin, rendin shoqëror e politik.
Përveç kontributit të tij letrar, Jeronim de Rada ishte një mbrojtës i flaktë i të drejtave të shqiptarëve dhe një aktivist politik. Ai punoi pa pushim për të zgjuar ndjenjat patriotike dhe për të mbështetur lëvizjet për liri dhe pavarësi. Me veprat e tij, ai la një trashëgimi të pasur dhe të çmuar që vazhdon të frymëzojë brezat e rinj të shqiptarëve.
‘Ushtarë, m’hapni shtatoren që të shoh edhe një herë Shkodrën’
Fryu era e maleve
dhe rrëzoi hijen e lisit:
gjaku im mbetet lumit t’Vodhit!
Ushtarë, m’hapni shtatoren
që të shoh edhe një herë
Shkodrën dhe time motër
te dritarja përkundruall.
Më atje nuk do të zgjohem
luleve që valvit era,
posi valë që s’kanë mbarim.
Do të mblidhen shokët mbrëmjes
brenda vatrash në atdhe:
Unë i le si ëndërzë!
Poezi nga Jeronim De Rada
Foto nga Google Images