Filmi shqiptar me metrazh të gjatë “Pikë Uji”, i drejtuar nga Robert Budina dhe prodhuar nga EraFilm, ka qenë në nominim për garën e Oscarit në kategorinë e filmave të huaj për çmimet e 97-të të Academy Awards. Ky film emocionues eksploron botën psikologjike të një nëne të fuqishme që përballet me një sistem të pamëshirshëm manipulimi për të mbrojtur të birin e saj.

Në një podkast të veçantë të zhvilluar nga dy kritikë të njohur anglezë, Theo Neumann dhe Woodiëiss, filmi “Pikë Uji” ka qenë përmendur në veçanti për rolin e aktores Gresa Pallaska. Pallaska, e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyer në ekran dhe në shtëpi, ka luajtur rolin e Aides, një nënë që bën çdo gjë për të mbrojtur fëmijën e saj .

Në këtë film, krah per krah Gresa Pallaskës me role të tyre janë përfshirë edhe aktorët: Arben Bajraktaraj, Adem Karaga, Gerhard Koloneci, Kodjana Keco, Paolo Iancu, Henri Topi.

Këshillimi i Neumann dhe Woodiëiss për interpretimet dhe drejtimin e filmit ka sjellë një perspektivë të re për audiencën ndërkombëtare, duke nxitur reflektimin mbi vlerat universale të familjes dhe drejtësisë. Pallaska ka arritur të sjellë një performancë të shkëlqyer, duke e bërë rolin e saj të thellësisht të ndjeshme dhe të ndjeshme për publikun.

“Arsyeja pse unë e dua këtë film kaq shumë është prezenca e aktores Gresa Pallaska, aktorja kryesore që luan rolin e Aidës. Ajo është pikërisht se çfarë kërkoj unë në një film. Mund të them se është një Monica Belluçi shqiptare. Ajo është e mrekullueshme dhe gjatë tërë kohës është vazhdimisht duke pirë cigare, duke gënjyer, duke kërcënuar njerëz, duke mësuar se çfarë fëmije të keq ka krijuar. Isha gjithmonë në emocione duke e shikuar. Duhet të thellohesh shumë për të kuptuar filmin. Është një pjesë ku ajo shkon për të parë një hapësirë dhe është duke ecur, shikon diçka jashtë e i bën fotografi. Pra, ka shumë detaje dhe duhet të jesh i vëmendshëm duke parë këtë film. E dua stilin në këtë film. Duke e shikuar këtë film kupton jetën e një gruaje të tmerrshme që ka një jetë të tmerrshme por mundohet të bëjë më mirë. Ka shumë skena të tjera të mira, sidomos takimi mes një gruaje që nuk ka aspak shpirt dhe gruas tjetër që është e gjallëruar komplet. Dua të falënderoj Shqipërinë për këtë film dhe sidomos për skenën ku Gresa është duke e pirë një cigare shumë të hollë dhe silueta e saj vihet në pah derisa ajo mbështetet tek dikush duke i treguar për një sekret të sajin. U dashurova pas çdo sekonde të këtij filmi. Ky film ka nëntëdhjetë minuta dhe unë isha aty për të gjitha”, ka thënë Neumann.

Filmi “Pikë Uji” ka pasur një pritje të jashtëzakonshme në Shqipëri dhe është pritur të shfaqet në disa festival të ndërkombëtare përpara finalizimit të zgjedhjes së Oscarit. Ky nominim është një dëshmi e madhe për përkushtimin dhe talentin e ekipit shqiptar në kinematografi, duke e bërë Shqipërinë të përfaqësohet në një nga kompetitë më të prestigjioze të botës së kinematografisë.

Foto nga Google Images


By Editor